Dy futbollistët e skuadrës së Partizanit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar të infektuar me Koronavirus, ç’ka ka bërë që mbrëmjen e djeshme, e gjithē skuadra dhe stafi i këtij klubi t’i nënshtrohen tamponëve.
Sipas kushteve të sigurisë, lojtarët dhe anëtarët e stafit duhet të vetëkarantinohen, duke qenë se kanë patur kontakte me të infektuarit.
Testit të tamponëve do t’u nënshtrohen edhe lojtarët e skuadrës së Bylisit me të cilën Partizani pati njē ndeshje pak ditë më parë.
Sakaq përgjigja për tamponēt e Partizanit të marra mbrëmē pritet të dalin sot.



















