KreuBusull

COVID/ Regjistrohen 82 raste të reja në 24 orë!

COVID/ Regjistrohen 82 raste të reja në 24 orë!

 

Sërish numër të lartë infektimesh ka regjistruar edhe 24 orëshi i fundit teksa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 82 raste të reja, por fatmirësisht asnjë viktimë.

Situata në Infektiv paraqitet tejet shqetësuese teksa vijon të ketë çdo ditë shtrime të reja dhe aktualisht po marrin mjekim të specializuar 84 pacientë, ndër ta 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në vendin tonë janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Rekomandimi për qytetarët
Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;
Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;
Ruani higjienën personale dhe kolektive
Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike)   31,093

Raste pozitive               3188

Raste të shëruara         1832

Raste Aktive                 1273

Humbje jete                  83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  509

Durrës                  215

Shkodër               173

Vlorë                    116

Lezhë                   64

Fier                      41

Elbasan                33

Korçë                   32

Kukës                   32

Berat                    24

Gjirokastër          17

Dibër          17

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF