
Pas shtimit të rasteve të infektimeve me Covid-19 në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve e pa të arsyeshme të hartojë rregullin e ri të pakundërshtueshëm, sipas të cilit mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz është e detyrueshme.
Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.
“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli.
Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë. Në ditët në vijim pritet të hyjë në fuqi ky vendim.



















