KreuBusull

Emocionuese: Vjen në jetë bebja me këmishë në maternitetin e Tiranës!

Mjekët e maternitetit Koço Gliozheni kanë përjetuar një lindje të rrallë, teksa dy ditë më parë kanë asistuar në lindjen e një bebi i mbështjellë me ‘qesen amniotike’ ose siç thuhet në gjuhën popullore, ‘i lindur me këmishë’.

Ka qenë doktoreshë Anila Dokle e cila nëpërmjet një postimi njoftoi në rrjete sociale për lindjen  e rrallë. Ajo publikoi foto të foshnjës me qesen amniotike dhe shkroi: “Bebush me këmishë”


Vetëm një në 80 000 lindje është e tillë, gjë që emocionon së tepërmi edhe mjekët që presin foshnjet që lindin me “këmishë”.

Kryesisht me qeskën e padëmtuar amniotike lindin foshnjët që vijnë në jetë para kohe, pa plotësuar ciklin 9-mujor.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF