
Ka rezultuar fatal për një 21 vjeçare infektimi me Covid-19 dhe pas disa ditësh e shtruar në Spitalin Infektiv e reja nuk ka mundur të përballojë komplikacionet e shkaktuara nga virusi dhe fatkeqësisht është ndarë nga jeta, duke shënuar kështu viktimën më tē re nga Covid-19 në vend.
Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth situatës në të cilën ndodhej 21 vjeçarja!
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të COVID-19. Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë”; shkruhet në faqen zyrtare të MSH.
Çfarë është sindromi metabolik nga e cila vuante e ndjera 21 vjeçare!
Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.



















