KreuBusull

COVID/ Bie numri i infektimeve të reja: fatkeqësisht 24 orëshi i fundit regjistroi 3 humbje jete!

COVID/ Bie numri i infektimeve të reja: fatkeqësisht 24 orëshi i

 

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 55 raste. Tre persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, pasi qëndronin prej disa ditësh të intubuar.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me COVID-19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF