KreuBusull

Modelja e famshme zgjohet e paralizuar dhe mund të mos ecë më kurrë; mjekët s’dinë të shpjegojnë pse!

Sonia Vera një modele 40 vjeçare nga Britania ka përjetuar ngjarjen më të të tmerrshëm të jetës së saj. Pasi u shtri të flinte, ajo u zgjua e paralizuar pa patur mundësi të luajë këmbët dhe qafën.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 dhe që atëherë për arsye që asnjë doctor nuk ka mundur të japë dot shpjegim, Sonia nuk ka mundur të ecë më.

Sipas doktorëve 40 vjeçarja ka mundësi të qëndrojë në karrige me rrota për gjithë jetën e saj, por ish-modelja refuzon ta pranojë këtë fakt dhe ajo shprehet se është e bindur se do të ecë sërish.

Sipas mjekëve Vera është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë autoimune neurologjike që nuk ka ende një kurë të njohur.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF