KreuBusull

Nga 16 infektime të reja në Itali, 13 vijnë nga Shqipëria; kërkohet mbyllja  e kufijve!

Nga 16 infektime të reja në Itali, 13 vijnë nga Shqipëria;

 

Në rajonin e Toskanës në Itali, ditën e djeshme janë regjistruar 16 infektime të reja me Coronavirus 13 prej të cilëve ishin të infektuar që vinin nga Tirana.

Guvernatori i këtij rajoni Enrico Rossi ka ‘kërcënuar’ se do të kërkojë mbylljen e kufijve me Shqipërinë, duke e futur vendin tonë në ‘listën e zezë’ të sheteteve që rrezikojnë Italinë.

Guvernatori  ka kërkuar nga qeveria italiane ndërhyrje të shpejtë duke bërë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të ardhur nga jashtë ose në të kundërt të bllokojë fluturimet.

Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF