Ndërsa pjesa më e madhe e botës është në luftë me koronavirusin, si një virus i panjur ekspertët dhe shkencëtarët janë në kërkim të zbulimeve të detajeve që kanë lidhje me covid-19.
Sipas një eksperti suedez dr. Anders Tegnell i cili është udhëheqësi i strategjisë së menaxhimit të situatës me covid – 19 në Suedi, ata që e kalojnë një herë koronavirusin me gjasë janë imunë për 6 muajt e ardhshëm.
Këtë përfundim Anders e lidh me vendin e tij, ku duket se që nga nisja e pandemisë nuk është regjistruar ende dikush që është infektuar për herë të dytë.
Gjithsesi deklarat e Tegnell mendohet se do të mund të ngjallin debat, pasi specialistët janë ende të pasigurt dhe nuk kanë një përfundim zyrtar sa i përket imunitetit, duke marrë parasysh se edhe sjellja e virusit po ndryshon.



















