
Një 43 vjeçare që jetonte në Durrës por që punonte në Krujë si farmaciste, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm për shkak të komplikacioneve të Covid-19. Zonja ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me virusin.
43-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj e kishte në Fush-Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Sakaq nuk bëhet më dije nëse e ndjera vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.



















