Foto e Nadia Zhukola, infermieres ruse që u shërbeu pacientëve me Covid e e veshur vetëm me të brendshme nën uniformën e tejdukshem, bëri xhiron e rrjetit.
Ndaj 23 vjeçares u morën masa disiplinuese nga drejtuesit e spitalit, teksa ajo u justifikua me faktin se në spital ishte shumë vapë dhe se nuk e dinte se uniforma PPE ishte e tejdukshme.
Tani Nadia ka marrë një ofertë nga një televizion lokal në Moskë për të bërë prezatuesen e motit, ndërkohë që do të vijojë të ushtrojë edhe profesionin e infermieres.
Më herët pasi fotot e saj u kthyen virale, Nadia mori edhe një ofertë nga një brand veshjesh sportive për të bërë modelen, ofertë që infermierja e refuzoi.
Duket se oferta për të punuar në televizion e ka joshur 23 vjeçaren dhe është shprehur se është shumë e lumtur që do të provojë diçka të re, por duke theksuar se primare për të është puna në spital.



















