KreuBusull

Lista e profesioneve më të paguara në Shqipëri; mjekët më të pavlerësuar!

 

Ndonëse ndër më të vështirët, në dorë të të cilëve shpesh ndodhet jeta  e njeriut, profesioni i mjekut në vendin tonë, është ndër më të pavlerësuarit sa i përket pages.

Monitor.al ka hartuar një listë të profesioneve më të vlerësuar nëpërmjet rrogës mujore, sipas të cilit në krye të listës janë drejtuesit administrativë dhe komercialë, të cilët kanë një pagë mesatare bruto prej 154 mijë lekësh në muaj dhe në raport me një vit më parë, paga e tyre është rritur me 10%.

Në vend të dytë renditen sërish drejtuesit, por ata të prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, me 114 mijë lekë në muaj, me një rritje të pagës me 9%.

Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar për herë të parë në vend të tretë, me një pagë mujore prej 92 mijë lekësh.

Më pak të paguarit janë “Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme”, me 30 mijë lekë në muaj.

Pak i vlerësuar është profesioni i mjekut, ku “Specialistë të shëndetësisë” kanë një pagë mesatare mujore bruto prej 60 mijë lekësh, me një rritje prej 2.8% me bazë vjetore.

Lista e plotë

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF