
Situata me Covid-19 në Kosovë është tejet e rëndë teksa numri i të infektuarve dhe vdekjeve ka qenë i lartë gjatë ditëve të fundit.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ku janë konfirmuar pozitivë edhe 258 persona.
Deri tani, numri total i rasteve pozitive është 8104 raste nga 36050 persona të dyshimtë nga të cilët 212 persona kanë ndërruar jetë.
Sakaq, gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 196 pacientë, duke e çuar në 3429 numrin total të personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin.



















