KreuBusull

COVID në 24 orë në Shqipëri; 6 humbje jete dhe 67 infektime të reja!

COVID në 24 orë në Shqipëri; 6 humbje jete dhe 67 infektime

Bilanci i ditës sê sotme rreth situatës së krijuar nga Covid-19 në vend është tejet shqetësues. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus dhe fatkeqësisht 6 humbje jete.
Në të dy spitalet covid janë shtruar 115 pacientë, nga ku 21 në terapi intensive dhe 19 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

I drejtohemi me një thirrje çdo qytetari: Tregoni kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave.

Shmangni grumbullimet. Ruani distancën me njeri-tjetrin.

Përdoreni me patjetër maskën kudo në ambientet e mbyllura.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF