3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Mësohet se janë infektuar me virusin e rëndë deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi.
Dy seancat e fundit janë paracaktuar për datën 29 dhe 30 korrik, ku është lajmëruar se do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes bërë me opozitën parlamentare.
Kujtojmë që deputeti Elio Hysko është vëllai i producentit Turjan Hysko.



















