Një defekt teknik në pjesën e prapme tëmotorin është bërë shkak që autobuzi i linjës së Paskuqanit të marrë flakë gjatë ecjes. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka vënë re tymin që po dilte nga ana e prapme e autobuzit dhe ka urdhëruar pasagjerët të dalin jashtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në Paskuqan ndërsa vetëm pak minuta më vonë flakët e përpinë automjetin duke lënë vetëm skeleton.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëmë materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















