Ndërtesa të shkrumbuara, njerëz të gjakosur, tym i zi, po më e trishta viktima të shtrirë në tokë; kjo është pamja e tmerrshme në qytetin Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës.
Autoritetet libaneze kanë thënë se sasitë e mëdha të nitratit të amonit që ishin në port janë bërë shkak për shpërthimin, megjithëse deri më tani shkaqet janë ende të pakonfirmuara.
Sipas specialistëve ky shpërthim mund të cilësohet se një e pesta e Hiroshimës, e nisur nga kjo mendohet se ndonëse deri në këto momente numri i viktimave ka shkuar në 100, mendohet se numri do të rritet në vijim, pasi shumë persna janë shpallur të zhdukur nën rrënoja. Numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 4000 ndërsa frika dhe pasiguria ka kapluar banorët e kryeqytetit libanez.
Spitalet janë stërmbushur, ndërkohë që të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në terren. Guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud në një deklaratë për gazetarët e ka patur të vështirë të mbajë lotët dhe në një moment ai është dorëzuar para emocioneve duke shpërthyer në lot, teksa raportonte rreth gjendjes së rëndë që ka kapluar qytetin.
Beirut governor is literally crying while talking about the explosions, who likens them to Nagasaki and Hiroshima attacks pic.twitter.com/YPHqd1Sq2d
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 4, 2020
“Kemi dërguar zjarrfikës, po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo që ka ndodhur më kujton ato ngjarje. Gjatë gjithë jetës time nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”- dëgjohet të thotë ndër të tjera Abud.
Sakaq shteti Liban ka shpallur gjendjen e emergjencës për dy javët e ardhshme, ndërsa vendi do të jetë për tri ditë në zi.



















