Pushuesit që kanë zgjedhur Jugun e vendit këtë fillim gushti janë zgjuar këtë të mërkurë me një mot aspak të favorshëm për të bërë plazh, pasi erë e fortë dhe rrebeshe shiu ka pushtuar mëngjesin e sotëm pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë.
Pasi kanë kaluar orët e para së mërkurës të mbylur në shtëpi e hotele, pushuesit pasi kanë dalë me t’u qetësuar moti kanë parë pemë e çadra të rrëzuara nga era e fortë.
Sakaq sipas Meteoalb edhe dita e nesërme do të ketë shira lojalë, ndërsa pritet që moti të kthjellohet të premten.
Ja si paraqitet situata në Jug të vendit vetëm pak orë pas rrebeshit;



















