Shpërthimi në kryeqytetin e Liban, Bejeut që u mori jetën 160 dhe plagosi mijëra të tjerë, ka shkaktuar protesta masive në Libi duke detyruar qeverinë Libaneze të japë dorëheqjen.
Kryeministri Hassan Diab iu drejtua kombit duke njoftuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë pas shpërthimit, të cilin e quajti një “katastrofë përtej masës”.
Shpërthimi ndodhi më 5 gusht, pasi një sasi e konsiderueshme nitrati të amonit që ndodhej nën sekuestro prej vitesh në disa magazina afër portit, rreth 2750 tonelata, por disa ekspertë amerikanë me eksperiencë në shpërthime të këtij tipi nuk duken të bindur se kjo lëndë është shkaku kryesor i tragjedisë.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për një hetim “të besueshëm dhe transparent” për shpërthimin. Presidenti francez Emmanuel Macron organizoi një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë të dielën. Donald Trump dhe 15 udhëheqës të tjerë ishin të pranishëm dhe premtuan afro 300 milionë dollarë ndihmë për Libanin.



















