Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën pēr shkak të komplikacioneve nga koronavirus, Lulzim Pasmaçiu, vëllai i biznesmenit Ylli Ndroqi. I ndjeri ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi dhe fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me Covid-19.
I vëllai, Ylli Ndroqi ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale për humbjen e madhe.
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.



















