
Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi.
Nga 501 testime kanë rezultuar pozitiv 119 raste të reja, në vendin tonë.
Numri total i rasteve pozitive në të gjithë vendin ka shkuar në 7499 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.



















