KreuBusull

Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë!

Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë (OBSH).

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).

Në botë, më shumë mjekë ka Lituania, me 63 për 10 mijë banorë.Kina e ka këtë tregues 20, Rusia 37.5, SHBA-të 26.

Pandemia e Covid-19 ka sjellë në vëmendje aftësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë globin për të përballuar ngarkesën që mund të shkaktohet nga virusi.

Të dhënat e Shqipërisë që jep OBSH-ja i referohen vitit 2016, ndërkohë që vlerësohet që situata është përkeqësuar, për shkak të emigracionti masiv të bluzave të bardha gjatë viteve të fundit.

Numri i pakët i personelit mjekësor është një nga shqetësimet e shprehura në raportet e institucioneve ndërkombëtare, së bashku me nivelin e ulët të shpenzimeve për shëndetësinë.

Monitor.al

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF