Protestat e përgjakshme dhe të dhunshme që nisën pak javë më parë për shkak të vrasjes së George Floyd, një burri me ngjyrë nga një efektiv i policisë amerikane, duket se janë rikthyer sërish në USA, dhe kësaj here shkaku është bërë sërish vrasja e një burri me ngjyrë.
Këtë të dielë policia amerikane është bërë sërish qendër e një incidenti pasi në një video të postuar në rrjete socale, duket një burrë me ngjyrë teksa futet në makinën e tij dhe një efektiv policie e qëllon 7 herë me pistoletë.
Burri quhet Jacob Blake dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Arsyet e këtij incidenti nuk janë bërë ende të qarta, por sipas disa dëshmitarëve akularë ai është parë të futet në mes të një sherri për të ndarë dy të rinj që po konfrontoheshin.
Menjëherë pas ngjarjes, njerëzit e tërbuar kanë nisur protestat, që herë pas here ishin të dhunshme. Demostruesit kanë thyer objekte,i kanë vënë zjarrin makinave, kanë prishur dyer dhe çdo gjë tjetër që i është gjendur para. Autoritetet i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.



















