Teksa Shqipëria po futet në muajin e shtatë të pandemisë Covid-19, pas më shumë se dy muaj rritje të numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve, një lajm i mirë vjen nga spitalet COVID, ku duket se shtrimi i pacientëve ditët e fundit është ulur ndjeshëm.
Sipas raportimeve prej dy javësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka shkuar në 135 numri i të infektuarve dhe po ashtu në Spitalin Infektiv javën e fundit është ulur.
“Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj për “Neës24”



















