Dy ditë më parë mediat italiane raportuan se Silvio Berlusconi ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Duket se gjendja e 83 vjeçarit është përkeqësuar dhe bluzat e bardha e kanë parë të arsyeshme që ish-kryeministri Italian të marrë shërbim të specializuar në spital, ndonëse fatmirësisht nuk ka qenë e nevojshme që të kalojë në terapi intensive.
Aktualisht sipas ‘Corriere.it’ gjendja e Berlusconit është e qendrueshme dhe ai është izoluar në një prej dhomave të spitalit San Raffaele në Romë ku është shtruar.



















