
Gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, kanë humbur jetën nga Covid-19, pesë qytetarë: një 56-vjeçar nga Cërriku, një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe dy nga Tirana, 68 dhe 77-vjeçar. Në ditën e fundit janë realizuar 857 testime, nga të cilat 123 kanë rezultuar pozitivë. Shumica e tyre në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.



















