U arrestua se u kap me armë; gjinekologu konfirmon se Fjolla Morina është 2 muajshe shtatzënë!

Këtë fundjavë këngëtarja Fjolla Morina u ndalua nga forcat e rendit në Morinë pasi i gjetën në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë, me të cilën po përpiqej të kalonte kufirin.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shtetësja Fjolla Morina është vënë në pranga, si dhe dy bashkëudhëtarë tê tjerë që ndodheshin në makinë me të.

Teksa këngëtarja pret masën e arrestit që do të jepet nesër mjeku gjinekolog në spitalin e Kukësit ka deklaruar se Fjolla është në muajin e dytë të shtatzënisë, dhe kjo ka qenë dhe arsyeja që ajo nuk është ndjerë mirë gjatë arrestimit dhe ka marrë një trajtim të shpejtë mjekësor në spitalin e Kukësit.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës së rrethit, ku do të jepet vendimi i parë nëse këngëtarja do të qëndrojë në burg apo do të vijojnë hetimet në gjendje të lirë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article