Ruajeni datën; këtë fundjavë persona me aftësi ndryshe dhurojnë një super shfaqje!

Një kauz për t’u ardhur në ndihmë njerëzve si ata, ka bërë bashkë individë me aftësi ndryshe për të dhuruar një super shfaqje këtë fundjavë në Amfiteatrin e Tiranës.

Secili prej tyre do të performojë në fushat ku ata kanë talent duke krijuar kështu një atmosferë artistike ndryshe nga çdo eveniment që është bërë më parë. Personat me aftësi ndryshe që janë pjesëmarrës në këtë eveniment, kanë zgjedhur mënyrën më origjinale për të dhënë edhe ata kontributin e tyre për njerëzit që nevojë.

Pjesëmarrja e publikut në këtë koncert bamirësie është shumë i rëndësishëm pasi të ardhurat që vijnë nga shitja e biletave si dhe kotributet personale që mund të dhurojë secili prej nesh do të shkojnë në ndihmë të organizatave që mbështesin personat me aftësi ndryshe.

E shtunë, 26 shtator ora 18:30 një spektakël që do të na dhurojë kënaqësi më shumë se çdo event tjetër.

Per cdo informacion: 0674055500

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article