KreuCelebrity

Pritja mori fund; Gigi Hadid bëhet nënë! Vjen foto e parë e bebushit!

Pesë muaj pasi bëri publik lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë, supermodelja Gigi Hadid është bërë nënë.

Ka qenë babai i bebushes, Zayn Malik ai që ka dhënë lajmin e ëmbël për publikut, teksa nëpërmjet një statusi ish-pjesëtari i ‘One Direction’ na prezantoi me dorën e vajzës së porsalindur.

Our baby girl is here, healthy & beautiful??❤️to try put into words how i am feeling right now would be an impossible task. The love i feel for this tiny human is beyond my understanding.Grateful to know her, proud to call her mine, & thankful for the life we will have together x pic.twitter.com/nvhfOkk2fw

— zayn (@zaynmalik) September 24, 2020

“Vajza jonë është këtu; e bukur dhe e shëndetshme. T’ju them se si ndihem tani, e kam të vështirë të gjej fjalët. Dashuria që ndjej për këtë qenie të vogël njerëzore është përtej asaj çfarë unë mund të kuptoj. Jam i lumtur që po e njoh, krenar ta quaj timen dhe falenderues për jetën që do të ndërtojmë së bashku”; shkruan Zayn në një status në Tëitter, bashkangjitur një foto bardhë e zi, ku duket dora e vogël e bebushes dhe e babait të ri.

Pak minuta më vonë edhe mami Gigi postoi foton e dorës së brishtë të së voglës, duke shkruar:

 

 

Our girl joined us earth-side this weekend and she’s already changed our world. So in love??

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

“Vajza jonë u bashkua me ne, dhe që tani ndryshoi botën tonë”

Lajmi i shtatzënisë së Gigi Hadid u bë publik pesë muaj më parë kur e gjithë bota ndodhej në karantinë për shkak të pandemisë dhe pjesën më të madhe të pritjes së ëmbël, Hadid e ka kaluar në fermën e prindërve të saj larg zhurmës së metropolit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF