KreuBusull

Kujdes këtë fundjavë: Shira të rrëmbyeshëm dhe shtrëngata!

Duket se vjeshta e vonë këtë vit, sapo ka hyrë në vendin tonë me të gjitha karakteristikat e saj. Nëpërmjet një prononcimi për bordo.al,  METEOALB bën me dije se, duke nisur nga mbrëmja e sotme, Shqipëria do të mbizotërohet nga rënie shirash të cilat do të bëhen edhe më intensive në orët në vazhdim.

Kthjellime dhe Vranësira mbizotërojnë deri  në mbrëmje kur një sistem i dendur vranësirash sjell rrebeshe shiu intensiv në veriperëndim dhe orët e para të së shtunës shtrijnë reshjet mesatare dhe intensive në të gjithë vendin duke sjellë dhe rrezik për përmbytje lokale. Parashikohet përmirësim i motit vetëm pas mesditës së ditës së shtunë, edhe pse reshjet mbeten prezente edhe diten e diel.

E Hëna do të sjellë sërish shtrëngata shiu.

Vendet e Rajonit paraqiten në të njëjtat kushte atmosferike, ku më problematike paraqitet dita e shtunë dhe e hëna.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF