Si Brigitte Bardot
Chloe e frymëzuar nga stili i artë i viteve ’60, e sidomos nga gardëroba e aktores Brigitte Bardot, kjo pallto kaq elegante dhe magjepsëse, alternon dy tekstura: pellushin natyral dhe voluminoz, i cili dekorohet me një rrip lëkure të përpunuar me efekt shkëlqyes, duke e kthyer në objekt frymëzues për stilin tuaj të dimrit.
Shampanjë trëndafili
Mignonne Gavian dizenjoi këto vathë me efekt 3 dimensional në formën e një shishe shampanje ngjyrë rozë e cila është dekoruar me kristale tejet feminilë, ku spikat thurja e kromuar prej bronzi 18 karatësh dhe ari 14 karatësh, duke krijuar një kryevepër arti, dedikuar mbrëmjeve festive të fundvitit.
Çanta Lou Lou
Saint Laurent realizoi çantën prej lëkure kamoshi Lou Lou, ku spikat forma elegante drejtkëndëshe, e cila alternohet më së miri me efektin metalik që shfaqet te zinxhiri dhe elemente të tjerë dekorues, duke krijuar një aksesor ideal për veshjet tuaja chic, por edhe si një shoqëruese e pandarë për ditët e zakonshme.
Mëndafsh dhe kristale
Stili i këpucëve të Manolo Blahnik është gjithmonë i pagabueshëm, por efekti i mëndafshit bëhet akoma më i pa rezistueshëm me këto rripa delikatë me kristale të cilat e bëjnë akoma më luksoz këtë aksesor që do ta dashurojë çdo grua, kriter i padiskutueshëm për ato që duan një stil glamour me çdo kusht.
E kuqe, sensuale
Ngjyra prej rubini e këtij fustani prej shifoni të krijuar nga Giambattista Valli e bën atë më sensual për shkak të prerjes provokuese, ku spikat busti i cili nxjerr në pah dekoltenë dhe thekson fort pjesën e belit, por edhe po kaq misterioz, për shkak të mbulimit paksa të ekzagjeruar që reflekton një siluetë ndjellëse.



Këpucë të modës 2020: modelet e kuqe me takë


Çizmet perfekte të meshkujve për dimër







6 xhupat e dimrit më origjinale për burra


Moda e dimrit 2020, çizmet më të ngrohta me push



Unazat safir më të bukura të të gjitha kohrave

Blogerja shqiptare dhuron të gjithë garderobën!

