Është një biznesmen e suksesshme në Amerikë, dhe nuk e ka po ashtu aspak të vështirë të ndihmojë ata të cilëve fati, u ka buzëqeshur më pak sesa asaj. Së fundi, blogerja Egreis Gjergjani e dëshmoi dhe në një formë tjetër zemërgjerësinë e saj. Përmes një njoftimi në Instagram, Egreis njoftoi se do të zbrasë të gjithë garderobën dhe mund t`i drejtohet kush të dojë për të marrë veshjet në fjalë, sepse blogerja për këtë, nuk vendos asnjë kusht.
“Po pastroj gardërobën time! Dhe do të dhuroj sa më shumë! Thjesht komentoni nëse iu duhen rroba ose njihni dikë që ka nevojë për to. Unë do të bëj siç kam bërë gjithmonë, do mbush disa kuti dhe do t’iua dërgoj. Personat do t’i zgjedh nga komentet. Nuk keni nevojë të shkruani historinë tuaj. Nuk ka nevojë ta di pse apo si. Thjesht do zgjedh dhe do dhuroj. Dhe shpresoj që një ditë edhe ju të ndihmoni gjithashtu. Nuk keni rregulla për të ndjekur. As nuk jeni të detyruar të më ndiqni”, ka shkruar ajo.



5 veshjet që shkojnë më së miri me atlete

Moda e dimrit 2020/ Peliçet ekologjike








Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së famshme!!!







