KreuStil Jetese

Sarah Jessica Parker sapo veshi xhinset që do të bëjnë namin këtë sezon! 

Sarah Jessica Parker nuk resht kurrë së befasuari me këpucët e saj, dhe këto të fundit me të cilat u shfaq në rrugë në New York, nuk bëjnë përjashtim. Por kishte një arsye përse këpucët me takë të ulët dhe pak shkëlqim ranë aq shumë në sy: ajo lidhet me xhinset e aktores. Me bel të plotë e prerje sipër kycit, ato e ekspozojnë bukur këmbën dhe e lejojnë kepucen  të shfaqet mjaft bukur.

Këto lloj xhinsesh janë kthyer në të preferuat e VIP-ave këtë sezon, duke përfshirë këtu Charlize Theron, Brie Larson e Jessica Alba. Sarah I kishte kombinuar lart me një xhaketë të shkurtër të zezë lëkure, por ato lejojnë lloj-lloj kombinimesh e përpos kësaj, duken dhe mjaft të rehatshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF