KreuStil Jetese

Kostumi i bardhë i Kamala Harris që “cmendi internetin”!

 Ende pa hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, zëvendëspresidentja e zgjedhur në SHBA, ka tërhequr vëmendjen tek `look-u ` i saj. Mbrëmjen e kaluar, Kamala u shfaq në krah të Joe Biden, fituesit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e veshur me një kostum të bardhë, bluzë mëndafshi me një fjongo elegante dhe taka. E kotë të thuhet që i befasoi të gjithë.

Stilistja e përzgjedhur prej saj është Carolina Herrera, e cila nuk e ka zhgënjyer aspak! Duket se e bardha është një formë homazhi për gratë që luftonin në fillim të shekullit të 20-të për të drejtën e votes, dhe Twitteri shpërtheu në komente pozitive për këtë veshje.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF