Me rritjen e rasteve të Covid- 19 në vendin tonë Ministri e Shëndetêsisë është në alert duke dhënë këshilla e rregulla që çdokush duhet t’i zbatojë për të evituar rritjen e mëtejshme të infektimeve.
Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare Ministria e Shëndetësisë rekomandon tre hapat që duhen ndjekur për të këputur zinxhirin e infektimit, përfshirë kë ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve.
“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19:
Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C


Covid, cfarë maskash po përdorin monarkët!






9 elemente frymëzues stili për këtë fundvit!


Horoskopi ditor, e shtunë 31 tetor 2020







Cantat e vjeshtës: 10 hijet e të bardhës!


