KreuStil Jetese

Covid, cfarë maskash po përdorin monarkët!

Pandemia e koronavirusit ka mbërritur në valën e dytë dhe natyrisht që askush nuk ndjehet i sigurtë. Edhe figura të ndryshme të monarkive të ndryshme nëpër botë po japin shembullin e tyre, duke ndjekur të gjitha protokollet sanitare, por veçanërisht në mbajtjen e maskës. Nga Kate Middleton  tek mbretereshë Rania e Jordanisë, duke kaluar tek mbretëreshë Leticia e Spanjës dhe pas tek princesha e Monakos Charlene, të gjitha po japin kontributin e tyre në parandalimin e valës së dytë.

Princi William dhe Charles e kaluan kovidin, dhe e dinë mirë të gjitha pasojat që ka. Të dy kanë dhënë intervista në lidhje me këtë fakt, megjithëse infektimi i princ William u bë publik shumë kohë më vonë se sa ç’kishte ndodhur.  Në intervistat e ndryshme monarkët e intevistuar kanë përdorur maska të ndryshme, duke i kthyer ato në aksesorë mode. Kjo vlen më shumë për bashkëshortet e tyre, të cilat përveç të tjerave, i kanë kombinuar ato dhe me veshjet. Kështu përshembull, Kate Middleton gjatë daljeve të saj publike, ka mbajtur gjithmonë maska me lule.

Princesha e Monakos Charlene, jep mesazhe shprese nëpërmjet maskave të saj. “Qetësi” ishte shkuar në një nga maskat e përdorura nga ajo gjatë një daljeje publike. “Strong together” “Të fortë së bashku”, ka qenë mesazhi tjetër optimist i përdorur nga princesha.

Dhe Alberti i Mbretërisë së Monakos ka perferuar të përdorë maska të njëjta si ato të bashkëshortes së tij, Charlene me mesazhe të qarta dhe inkurajuese për popullin e Monakos. Ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe Leticja e Spanjës, kanë preferuar ta lënë mënjanë modën, duke përdorur maska të thjeshta kirugjikale, për në një mesazh më të drejtpërdrejtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF