KreuStil Jetese

Zonja me të kuqe! Palltoja e re e Kate Middleton i la pa mend të gjithë!

E njohur tashmë për shijet e saj, Kate Middleton goditi sërish në shenjë: Dukesha e Kembrixhit u shfaq në publik në krah të bashkëshortit William me një pallto të bukur të kuqe dopiopet, të qepur pas trupit e të gjatë deri tek kyci i këmbës. Kate e kishte kombinuar me një palë këpucë te zeza me takë mesatare, e në të njëjtën ngjyrë ishte dhe canta e dorës.

Një bluzë të bardhë të thjeshtë me jakë rrumbullake, dhe fund të gjatë të zi, dhe kështu 38 vjecarja kishte krijuar një kombinim perfekt, të thjeshtë e mjaft elegant!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF