“Fustani i verës” është një shprehje e dëgjuar cdo vit. Në 2017 një blog dokumentonte pamje nga një fustan i vecantë i Zara . Dy vite më vonë një tjetër fustan i Zarës, për $50 ,kishte faqe personale instagrami . Cfarë kishin të përbashkëta këto fustane? Cmimi i përballueshëm dhe një stil i vecantë që thjesht mund të identifikohej si “I duhuri”.
Dukej se 2020 nuk do ta kishte fustanin “e duhur” duke qenë se ishim në mes të një pandemie globale ,por Lirika Matoshi erdhi me një sensasion $490 që “tërboi” internetin. Fustani në foto është dukshëm i përshtatshëm për një VIP në tapetin e kuq , për një fëmijë dhe për Hirushen , në të treja rastet do të ishin tepër të lumtura ta vishnin. Interneti vërshoi me foto humoristike, komente dhe video për këtë fustan me luleshtrydhe , por si u bë kjo veshje ,relativisht e shtrenjtë ,kaq virale?
Stilistja e realizoj fustanin në Korrik të 2019 dhe menjëherë u pëlqye nga shikuesit. Modelja Tess Holliday shkëlqeu me këtë fustan në Grammy të këtij fillim viti, dhe që nga fillimi i kësaj vere fustani ka qenë një nga temat më të kërkuara në internet. Njerëzit filluan ta blinin edhe pa patur asnjë vend ku të shkonin, donin thjesht të kishin një moment “princeshe”.
Kjo veshje u bë e dashur nga njerëzit për shkak të nostalgjisë që të jep , të një kohe më të mirë , më të lumtur dhe ndoshta edhe më femijnore , përpost faktit që vjen në një sërë masash për t’iu përshtatur të gjithëve.


10 mënyra për të menaxhuar stresin e Vjeshtës!




Ngjyrat që i duhen këtë vjeshtë thonjve tuaj!






Këpucë klasike apo çizme? Zgjidh stilin tënd!

5 veshje , vetëm 1 bluzë e zezë!

Çanta maxi apo mini? Ja trendet e këtij sezoni!!





