Duhet të jenë patjetër të mëdha, por ama e të plotësojnë kriterin e të qenit trend, secila prej tyre duhet të ketë gdhendje logosh apo printime identifikuese.
Në sy bien format e rregullta gjeometrike të cantave dhe dizenjot unike e lehtësisht të kombinueshme.
Nuk mund të lihen pa përmendur ngjyrat dhe nuancat e vjeshtës e të dimrit.
MINI BAG
Mund t’i quani XXS apo ‘mikro’, sepse janë canta në miniaturë, ku spikasin logot e mëdha dhe ato të shndritshme, ideale për të plotësuar pamjen tuaj, qoftë atë të mbrëmjes apo edhe të përditshme, sepse kanë forma të cilat përshtaten për cdo lloj stili. Nga ngjyrat e ndezura e deri tek e zeza klasike ,mund të vihet re një larmishmëri.



















