Dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi, u shua në moshën 83 vjecare në Trieste të Italisë. Lajmin e pohoi i biri, kantautori Gjergj Leka, I cili I bëri të ëmës një dedikim mjaft prekës.
“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit… Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet”, ka shkruar ai.
Rozmarija lindi në Korcë, ndërsa studimet I kreu në Moskë si dirigjente kori dhe mexosoprano. Karrierën e nisi si soliste lirike në TKOB në 1959 si soliste lirike në TKOB, ndërsa nga vitet 1967-1984, drejtoi korin atje duke u bërë e para femër dirigjente e këtij institucioni. Ka interpretuar po ashtu për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes e në 2017-tën, u vlerësua me titullin “Mjeshtre e Madhe”.











Rikthehen fuqishëm flokët e shkurtër!






14 fëmijët e pasarelave të yjeve Hollywood-janë!


