KreuStil Jetese

Pëllumb Pipero: Një pacient shkruajti një letër lamtumire dhe donte të vetëvritej!

I ftuar në programin “Rudina” pasditen e së mërkurës, mjeku infeksinist Pëllumb Pipero shpjegoi pse pacientët e infektuar me Covid tentojnë vetëvrasjen, duke marrë shkas edhe nga dy rastet fatale të pak ditëve më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ndonëse sa i përket rasteve konkrete, Pipero u shpreh se nuk ka shumë informacion dhe se çështja është nën hetim, dhe në të mirë të hetimeve nuk duhet folur shumë rreth tyre, ai sqaroi se përkeqësimi i gjendjes psikologjike i pacientëve me koronaviris është një fenomen që ndodh shpesh.

“Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej”; tregoi mjeku i njohur gjatë bisedës në studio.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF