Përpos dritave e prozhektorëve apo mijëra syve që i ndjekin nga ekrani, ndonjëherë edhe për moderatoret është e nevojshme të marrin një pauz nga veshjet elegante, takat e larta, dhe çfarë më mirë se një kostum-pizhame do të ofronte komoditetin e një bisede të këndshme me një veshje të rehatshme.
Nëse vite më parë dikush do të guxonte të dilte në rrugë i veshur me pizhame, me siguri do të merrte qindra shikime të çuditshme; por tashmë prej disa sezonesh kjo është një gjë krejt normale.
‘Çudia’ e modës ka shkuar deri aty sa, mjafton një krehje flokësh, një grim sipas dëshirës, këpucë me taka ose jo dhe pizhamet kthehen në një veshje tejet moderne.
Ndoshta nuk do të na kishte shkuar asnjëherë në mend që një ditë do të dilnim në rrugë me pizhamat e gjumit por në fakt tashmë gjërat kanë ndryshuar sepse MODA PO ECËN ME PIZHAMA!
Këtij trendi të guximshëm botëror që nisi fillimisht nga personazhet e famshme të Hollyëood nuk i kanë shpëtuar as emrat e njohur të ekranit shqiptar.
Që nga Rudina Magjistari e deri tek Bieta Sulo e Bora Zemani, vajzat e njohura të ekranit kanë përqafuar trendin e pizhamave-kostum, edhe në studion e programit.



Rikthehen fuqishëm flokët e shkurtër!






14 fëmijët e pasarelave të yjeve Hollywood-janë!









Familja e Dua Lipas, pushime në Porto Palermo!

