Në Shtetet e Bashkuara u mbajt mbrëmjen e djeshme debati i parë televiziv mes presidentit republikan Donald Trump, që kërkon një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, dhe sfidantit të tij demokrat, ish zëvendëspresidentit, Joe Biden. Por ndërsa vëmendja padyshim ishte e ngërthyer tek dy rivalët e mëdhenj, nuk mbetën jashtë fokusit as bashkëshortet e tyre. Po cfarë kishin veshur ato? Zonja e Parë Melania Trump, të cilën zakonisht në evente të rëndësishme të të shoqit e kemi parë më fustane elegante, këtë radhë zgjodhi një kostum “mashkullor” me pantallona nga Dolce & Gabbana-s, që kushton 3340 dollarë. Ndërsa Jill Biden u shfaq e veshur me një fustan prej atllasi, I cili në fakt ishite I ricikluar , pati e ka mbajtur dhe në tetor të 2017-ës në një aktivitet bamirës.
Kostum dhe pantallona mbante dhe Ivanka Trump, si për të treguar sesa seriozisht e kishte marrë ajo dhe Melania këtë përballje të parë televizive të kandidatit republikan.













Rikthehen fuqishëm flokët e shkurtër!






14 fëmijët e pasarelave të yjeve Hollywood-janë!
