Ameli dhe Duam e kanë kompletuar më së miri familjen e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt. Dy fëmijët janë kthyer në qendrën e botës së tyre. Miriami ka zgjedhur t`i përkushtohet atyre plotësisht, duke bërë dhe një shkëputje të përkohshme nga muzika. Lidhja e saj me fëmijët është shumë e fortë. Së fundi, këngëtarja ka postuar një foto mjaft të bukur të vajzës nga ditët që po kalon në kopësht. Ajo duket shumë krenare për Ameli që vizaton përpara klasës. “Dashuria ime!”- ka shkruar Miriam për vogëlushen që është rritur shumë!