KreuStil Jetese

5 fakte interesante rreth, Balenciaga-s, mbretit të modës së lartë

Gjatë gjithë karrierës së tij, Cristóbal Balenciaga u bë sinonim i stilit të sofistikuar, një legjendë e stilistit spanjoll, i cili rafinoi deri në qelizë modën franceze. I konsideruar si mbreti i modës së lartë, ai kaloi çdo barrierë edhe në momentet më kritike, si Lufta e Dytë Botërore apo krizat më të mëdha ekonomike botërore.

Dantella

Nëse dantella do të kishte një emër tjetër, do të quhej Balenciaga, sepse ishte i pari i cili i dhuroi këtij materiali kaq feminil një tjetër dimension. Veshjet e tij nxorrën në pah delikatesën femërore, një pëlhurë kaq elegante e cila ishte e preferuara e koleksioneve të tij më brilante, që u kthye në çelësin e krijimeve të tij të shkëlqyera.

Revolucioni femëror

Ai revolucionarizoi siluetat e veshjeve të grave, një vështrim ndryshe i stilistit i cili theksonte belin dhe rriste volumin e shpatullave, duke arritur një butësi sublime të formës, duke shkuar drejt asimetrisë në gjatësi. Balenciaga ishte i pari i cili krijoi pallton me formën e vezës dhe fustanin me bisht palloi.

Fustani i kukullës

Balenciaga ishte një adhurues i linjave të buta, feminitetit dhe delikatesës, ndaj rimodeloi figurën e grave përmes fustanit të tij të kukullës. Nga versioni Twiggy por pa mëngë i cili në vitin 1958 u kthye në një prej veshjeve më të preferuara. Sepse Monsieur Balenciaga mendonte që format e grave janë vërtet frymëzuese.

Mjeshtri

Mentor i disa prej stilistëve më të shquar si; Hubert De Givenchy, Oscar de la Renta, apo Christian Dior, ai u cilësua si “Mjeshtri i të gjithëve”, sepse hodhi bazat e modës moderne. Marka e njohur dizenjoi veshjet e sportistëve të epikit francez për Lojërat Olimpike Verore në Barcelona 1992, një mënyrë ndjese e Francës ndaj krijuesit të madh spanjoll.

Kontrovers 

Edhe pse vlerësohej për talentin, teknikisht, stili i Balenciaga nuk u quajt kurrë i modës së lartë, sepse nuk pranoi të bëhej anëtar i Dhomës Pariziene të Modës. Shtëpia e tij e modës u mbyll për 20 vjet fill pas vdekjes dhe u hap në 1992 nga Josephus Thimister i cili filloi restaurimin e Balenciaga me statusin e modës së lartë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF