KreuStil Jetese

Modelja e njohur, kopertina e bujshme e BORDO heq dorë nga modelingu!

Shqipëria ka shumë vajza të bukura, por modelet mirëfilli mund të numërohen me gishtat e dorës.

Njëra prej tyre është edhe Jasmina Shahini, bukuroshja që me linjat trupore dhe fizionominë e portretit nuk ka asgjë më pak se modelet që kryesojnë pasarelat në botë. Një ndër kopertinat më të bujshme të Bordo, dhe me një karrierë disa vjeçare, për arsyet e saj personale Jasmin aka vendosur të heqë dorë nga modeling.

Ka qenë vetë bukuroshja syshkruar ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj vendimin që me siguri nuk ka qenë i lehtë, ku nëpërmjet një statusi ajo shkruan:

 

 

I grew up @gracemodelsalbania where I started my career as model when I was 13 years old. I am very thankful for what you have done for me. ❤️It was my choice to stop modeling but I will always return here ❤️@gracemodelsalbania

A post shared by Golden barbie (@jasmina.shahinii) on

“U rrita në @gracemodels kur nisa karrierën në moshë  13 vjeçare. Ju jam shumë mirënjohëse çfarë keni bërë për mua. Ka qenë zgjedhja ime që të heq dorë nga modelingu, por këtu do kthehem shpesh”

Jasmina është një prej modeleve të dala nga agjensia e njohur shqiptare Grace Models Albania, dhe në shumë pak kohë ajo u kthye në një prej emrave më të kërkuar në radhët e modeleve në Shqipëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF