Animal
Veshje me printime kafshësh nuk dalin kurrë nga tendencat, ndaj fokusohuni të zgjidhni të duhurën: Motivet e leopardit janë të jashtëzakonshme tek sugjerimet e Tom Ford apo Celine, ndërsa Michael Kors dhe Fendi preferojnë printimet animalistike me njolla më të theksuara, ndryshe, nga Valntino që preferon ato të njëtrajtshme dhe më shumë shkëlqim.
Bardhë e Zi
E zeza mbi të bardhë apo e bardha mbi të zezë? Kjo mbivendosje nuk ka shumë rëndësi, mjafton që kombinimi i të dyjave të jetë motivi kryesor, duke theksuar fort një kontrast, i cili sidomos në Vjeshtë është një dimension i pazëvendësueshëm. Materialet? Nuk kanë rëndësi, mund të kombinoni dantellën me lëkurë,apo stofin e rëndë me copa akoma më delikate.
E kuqe & rozë
Që nga periudha e lulëzimit të së kuqes së Valentinos në vitet ’90, kjo ngjyrë është ndjerë më e rëndësishme se kurrë. Fustane elegante për mbrëmje, apo pallto të përditshme, garantojnë silueta të holla e ju bëjnë të ngjani perfekte. Por edhe nëse zgjidhni rozën e shndritshme, do të bini akoma më shumë në sy , falë tonaliteteve të saj delikate dhe tejet femërore.
Intime
Mos u shqetësoni për të fshehur gjithcka, sepse loja ‘duket, nuk duket’, tani është kthyer në një frymëzim për cdo stilist. Veshje që ju mbulojnë nga koka tek kembët , por transparenca e tyre, nxjerr në pah edhe veshjet intime, duke e bërë akoma me misterioze leximin e formave tuaja.
Xhaketa & Pantallona
Stilistët rinovojnë ikonën ekselente të veshjeve mashkullore, dedikuar grave, por ama përtej prerje nga pantallonat, deri tek xhaketat me rifinitura burrërore , spikatin linjat femërore, me copa të shndritshme apo transparente, prerje te bollshme, por që nuk fshehin elegancën.
Verdhë e blu
Edhe pse duket sikur nuk janë ngjyra aspak dimërore , mbërritja e tyre do të jetë një revolucion mes tendencave të sezonit: bluja drej të kaltrës me efekt metalik dhe e verdha me nuanca diellore , e deri tek ato mustardë për ditët e ngrysura të stinës.
Vitet ’70
Ndikimet hipi, xhaketa të shkurtra deri tek beli ose formë kove, bluza me forma rombike apo xhinse të gjera, copa me efekt diskoteke, e deri tek cizmet e mëdha , janë disa kritere për të përmbushur stilin e viteve ’70-të.
Katrorë
Të frymëzuar nga motivet klasike të stofit britanik, dimri juaj sivjet do të duket më i fuqishëm falë katrorëve shumëngjyrësh, por ndryshe nga sezonet e tjera tani do të provoni prekjen në lekurë edhe të fustaneve elegante, pa harruar xhaketat tipike të Victoria Beckham.
Marie Antoinette
Fustane të mëdhenj me bel të theksuar, korse dhe mëngë të fryra dhe forma harkore e ju bëjnë të ndiheni si brenda filmave të Sofia Coppola, janë trend i quajtur Marie Antoinette, të cilat edhe pse me teprime stilitike, janë një ogur i mirë i kthimit pas tek moda e lartë.
Argjend
Nga vajzat e diskotekave të Versace tek ikonat futuriste të Alberta Ferretti, princeshat luftëtare të Paco Rabanne dhe stili emblematik i Burberry,këtë dimër, cilido qoftë stili juaj, ai duhet të flasë patjetër përmes shkëlqimit me efekt metalik të argjendit.
Pafundësisht lule
Kush thotë që në Vjeshtë nuk celin margarita dhe trëndafila, e ka gabim, sepse motivet me printime lulesh, do të shfaqen thuajse në të gjitha fustanet e këtij sezoni. Me lule të vogla ose të mëdha , ju do të ndjeni Pranverën të shpërthejë nga dizenjimet e fundit të stilistëve, të cilët preferojnë kolorin e theksuar nga e kuqja e zjarrit e trëndafilave, deri tek lulet e mollës dhe portokallit.
Pellush
Xhaketa ose pallto prej pellushi me nuanca natyrale, por edhe ngjyra të tjera, nga bardhë e zia tek portokallia dhe vishnja. Prerje klasike, por edhe forma të pazakonta, mund të zgjidhni, modelet e gjata poshtë ose mbi gju, sepse kjo veshje garanton një siluetë tejet luksoze.