KreuStil Jetese

Interior/Një udhëtim fotografik rreth shtëpive më karismatike të botës 

Fotografi Matthieu Salvaing na prezanton me një libër i cili na sjell më afër se thjesht interiore, na prezanton mënyra jetese, kultura e shije të ndryshme. Një koleksion fotografish që përmban një sërë pronash që i përkasin apo që janë krijuar nga arkitektët më të talentuar e me shije të kohërave tona, këto shtëpi të pakrahasueshme, kapin esencën e kulturave lokale të vendeve përkatëse dhe – në disa raste- kanë ndihmuar në formimin e përkufizimin e tyre.

Flasim për Interior Voyages, një udhëtim nëpër botën e interioreve më të bukura e kreative.

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

Gio Ponti’s Planchart Villa in Venuzuala

“Me këtë libër ,doja të tregoja një histori. Historinë e këtyre shtëpive të mrekullueshme , vecantinë dhe identitetin e tyre. Ashtu si një film sjell në jetë , në disa kënde të caktuara, shpirtin e një vendi,” thotë Salvaing. ”Për shembull , me vilën Planchart, dukej esensiale për mua të shfaqja personalitetin e fortë të kësaj residence, e cila është ideuar e dizenjuar nga Gio Ponti për disa koleksionues arti. Vendi është paksa si një karakter filmi, personaliteti i të cilit ishte mbytur nga historia , volumi dhe drita që e mbulonte atë… ishte një shpirt dhe jetë që doja ta fotografoja.

Në këtë mënyrë artisti tregon shumë mbi filozofinë e të fotografuarit dhe sa shumë lidhen me objektin apo subjektin të cilin po trajtojnë dhe nga ana tjetër shfaq shpirtin apo karakterin e këtyre shtëpive të cilat të japin kënaqësi vetëm duke i parë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF