KreuStil Jetese

BORDO gadget/5 risitë teknologjike më IN të momentit!

Televizori transparent 

Xiaomi prezanton televizorin e tejdukshëm me ekran 55-inç. Teknologjia TOLED bën që ekrani me shtresë katode të mos lejojë të shikoni anën tjetër duke përdorur komponentë transparentë që nuk kanë nevojë për dritë, pasi secili piksel emeton dritën e vet duke bërë të mundur një ekran të padukshëm.

Makina me hidrogjen 

Hyperion XP-1 është makina  e së ardhmes, pasi me një serbator hidrogjen dhe motor elektrik gjeneron deri në 1000 kuaj fuqi. Makina arrin nga 0 në 100 km në orë vetëm për 2 sekonda. Ka strukturë super të lakuar dhe aerodinamike, duke konkurruar të gjitha versionet më të shpejta sot në botë.

Galaxy Note 20 

Samsung sjell Galaxy Note20 me fuqinë e një kompjuteri, video-kamer me rezolucion 8K, dhe stilolaps S Pen, i cili i jep dorë krijuesve të çlirojnë fantazinë. Galaxy Note 20 ka ekran 6.7 inç Infinity-O dhe xham rezistent Corning Gorilla Glass Victus, që e bën xhamin më të fortë që ka pasur ndonjëherë ndonjë smartfon.

Rikthimi i Polaroid

Kthimi pas 30 vitesh në treg i markës amerikane vjen për nostalgjikët e fotove të printuara. Modeli Polaroid Now sfidon kamerat e telefonave inteligjentë me lente 108 megapiksel dhe një foto çasti. Kamera e Polaroid Now është më e mira, ndaj mos shpenzoni 1 mijë euro, mjaftojnë 129 për foto më cilësore.

Ora Oppo

Me ekran AMOLED të lakuar dhe kornizë alumini Oppo ka një pamje mbresëlënëse. Ora monitoron gjumin dhe rrahjet e zemrës, ofron guidë fitnesi, kontrollon sencat e notit dhe ecjes duke matur frymëmarrjen, por ajo që bie në sy është fakti se ora  ruan baterinë falë sensorit të dritës së ambientit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF