Këngëtarja e njohur, Soni Malaj mbushi 39 vjec, dhe urimin më të bukur e mori nga mbesa e saj, e cila i ka kënduar këngën e ditëlindjes në italisht. “Urimi më i veçantë nga mbesa ime. Ju e keni ditur ndoshta Tanti auguri(shumë urime), por e keni ditur gabim”, ka shkruar Soni krah videos ku shihet vogëlushja duke kënduar sic di ajo, dhe plot të qeshura. Edhe pse këngëtarja kishte menduar të mos e festonte këtë ditë për shkak të koronavirusit, shoqëria i organizoi një festë të këndshme. “Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falenderoj miqtë e mi që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”, ka shkruar Soni në rrjetet sociale.
Ne sakaq na ra në sy veshja e saj; brunia simpatike kishte zgjedhur një kombinim kokë e këmbën në të bardha, ngjyra më e preferuar e këtij sezoni.


Cantat e vjeshtës: 10 hijet e të bardhës!









10 mënyra për të menaxhuar stresin e Vjeshtës!




Ngjyrat që i duhen këtë vjeshtë thonjve tuaj!




